Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, javën e ardhshme do të zhvillojë një vizitë në Ballkanin Perëndimor, ku më 3 qershor do të qëndrojë edhe në Kosovë.
Gjatë vizitës në Prishtinë, ai pritet të takohet me krerët institucionalë dhe liderët opozitarë.
Turneu zhvillohet para samitit BE–Ballkani Perëndimor që mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi, ku fokusi do të jetë zgjerimi i BE-së dhe reformat në rajon.




