Sipas parashikimeve meteorologjike, stuhi lokale me vetëtima dhe bubullimë pritet të përfshijnë fillimisht veriperëndimin e Shqipërisë, ndërsa gjatë natës edhe pjesë të tjera të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Në disa zona priten rrebeshe intensive shiu për një kohë të shkurtër, ndërsa reshjet nuk do të jenë të njëtrajtshme në të gjithë rajonin.
Pas kalimit të sistemit frontal, pritet ulje e temperaturave dhe mot më i freskët gjatë ditëve në vijim, me mundësi për reshje lokale dhe intervale me diell.




