Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë ka njoftuar se sot do të organizojë një protestë paqësore në mbrojtje të përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut.
Protesta do të mbahet duke filluar nga ora 14:00 para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë. Organizatorët synojnë të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj kufizimeve që, sipas tyre, cenojnë të drejtën për përdorimin e gjuhës shqipe në proceset arsimore dhe institucionale.
Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, duke respektuar karakterin paqësor të saj. Sipas organizatorëve, garantimi i të drejtave gjuhësore dhe arsimore për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut mbetet një çështje me rëndësi të veçantë.
Protesta pritet të zhvillohet e qetë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi për tubimet publike.




