Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, së bashku me ministren Saranda Bogujevci, kanë pritur finalistët e Olimpiadës së përbashkët Kosovë–Shqipëri për Gjuhën Shqipe për nxënësit e klasave të nënta.
Në këtë aktivitet u ndanë certifikata për nxënësit finalistë nga Kosova, të cilët u renditën në tri vendet e para, në një garë ku morën pjesë gjithsej 21 nxënës nga të dy vendet.
Ministri Çeku vlerësoi rezultatet e tyre dhe theksoi rëndësinë e promovimit të gjuhës shqipe dhe bashkëpunimit arsimor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.




