Zëvendëskryeministri në detyrë, Glauk Konjufca, pas votimit tha se pret një proces zgjedhor të qetë dhe pa incidente, duke vlerësuar se Kosova ka ndërtuar tashmë një traditë demokratike.
Ai theksoi se merita për këtë i takon qytetarëve, të cilët, sipas tij, përmes votës mbajnë gjallë demokracinë dhe institucionet e vendit.
Ai gjithashtu hodhi poshtë kritikat për mungesë demokracie, duke thënë se Kosova ka dëshmuar standard demokratik përmes zgjedhjeve dhe rotacionit të pushtetit pa dhunë./EO/




