Në Skenderaj kanë nisur homazhet për Sahit Jasharin, të cilat po mbahen në palestrën “Ilaz Kodra”, ku janë mbledhur familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Në ceremoninë përkujtimore po marrin pjesë edhe figura politike, mes tyre Sami Lushtaku, Ramiz Lladrovci, Mërgim Lushtaku dhe Artan Behrami.
Homazhet po zhvillohen në nderim të kontributit të tij në luftën çlirimtare, ndërsa më pas pritet të mbahet mbledhja komemorative dhe ceremonia e varrimit në Prekaz.




