Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka evidentuar parregullsi në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) lidhur me mbajtjen e pozitave me ushtrues detyre përtej afateve të lejuara ligjore.
Sipas raportit të auditorit, në departamentin e burimeve njerëzore janë evidentuar 29 pozita të mbuluara me vendime për ushtrues detyre apo zëvendësues, ku në disa raste këto detyra janë ushtruar për periudha nga 30 deri në 36 muaj.
Auditori ka konstatuar se disa emërime janë bërë mbi bazën e legjislacionit të shfuqizuar dhe nuk janë përshtatur me kornizën e re ligjore, si dhe mungojnë procedurat për plotësimin e pozitave të rregullta.
ZKA i ka rekomanduar MINT-it që të ndërmarrë masa për plotësimin e pozitave me staf të rregullt dhe të shmangë mbajtjen e ushtruesve të detyrës përtej afateve të përcaktuara me ligj./EO/




