Një alarm për mjet të dyshuar shpërthyes është raportuar pasditen e së hënës në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se informata është pranuar rreth orës 18:00, ndërsa menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë.
Sipas saj, policia ka siguruar zonën dhe ka evakuuar qytetarët në një perimetër të caktuar, ndërsa njësitet kompetente janë angazhuar për verifikimin e rastit.
Policia po vazhdon veprimet në terren dhe ende nuk ka informacione të konfirmuara për natyrën e mjetit të dyshuar.




