Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar Ditën Memoriale të Komunitetit Egjiptian, duke vlerësuar historinë, kujtesën dhe kontributin e këtij komuniteti në vend.
Përmes një postimi publik, Haxhiu theksoi se kjo ditë kujton se Republika e Kosovës është ndërtuar edhe mbi përvojat, punën dhe qëndresën e komuniteteve që kanë kontribuar në zhvillimin shoqëror, politik dhe demokratik të vendit.
Ajo nënvizoi se institucionet mbeten të përkushtuara për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse, ku çdo komunitet gëzon respekt, njohje dhe trajtim dinjitoz.
“Në këtë ditë riafirmojmë përkushtimin për një Kosovë ku çdo komunitet njihet, respektohet dhe trajtohet me dinjitet”, u shpreh Haxhiu.
Në fund, ajo uroi të gjithë pjesëtarët e komunitetit egjiptian me rastin e kësaj dite memoriale.




