Deputetja e rizgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar pas kritikave dhe komenteve që, sipas saj, ka marrë për interesimin rreth projektit të Gazit Amerikan.
Ajo ka deklaruar se pyetjet dhe interesimi për këtë projekt nuk janë veprime kundër Republikës së Kosovës, por pjesë e debatit të nevojshëm publik për një çështje me rëndësi strategjike.
Ymeri ka kritikuar Qeverinë për mungesë transparence, duke pyetur pse nuk po zhvillohet një debat i hapur për ofertën dhe përfitimet e mundshme të projektit. Sipas saj, Kuvendi duhet të informohet në detaje për atë që po ofrohet dhe për planet konkrete të institucioneve.
Ajo ka ngritur gjithashtu shqetësime për ndikimin e asaj që e quan “mafi energjetike” në Kosovë dhe rajon, duke kërkuar hetime ndërkombëtare për të vlerësuar ndikimin e grupeve të interesit në ekonomi dhe politikë.




