Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni planifikon të përdorë një pjesë të fondeve të ngrira të Iranit për të financuar blerjen e produkteve bujqësore amerikane, të cilat më pas do t’i dërgohen Iranit.
Sipas tij, Irani po përballet me vështirësi në furnizimin me ushqime dhe administrata amerikane synon që me këto mjete të blejë grurë, sojë dhe misër të prodhuar në SHBA.
“Po krijohet një treg i ri, ai quhet Irani. Ata kanë vështirësi me ushqimin dhe ne do të përdorim një pjesë të parave të tyre për të blerë grurë, sojë dhe misër. Ky proces do të nisë së shpejti dhe do të jetë mjaft i madh,” është shprehur Trump.
Ai e ka cilësuar këtë nismë si një mundësi për fermerët amerikanë, duke theksuar se do të ndihmojë në zgjerimin e tregut të eksportit të produkteve bujqësore të SHBA-së, ndërsa njëkohësisht synon të lehtësojë situatën me furnizime ushqimore në Iran.




