Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe të Bashkimit Evropian kanë zhvilluar një takim pune për të shqyrtuar ecurinë e projekteve që financohen përmes mekanizmave të mbështetjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Në takim morën pjesë zyrtarë të lartë të institucioneve vendore dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian, të cilët diskutuan për progresin e deritanishëm, sfidat në zbatim dhe masat që duhet të ndërmerren për të përshpejtuar realizimin e projekteve.
Gjatë diskutimeve u theksua nevoja për koordinim më të madh ndërinstitucional, planifikim efikas dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që investimet të japin rezultatet e synuara.
Po ashtu, u vlerësua rëndësia e shfrytëzimit sa më efektiv të fondeve evropiane, të cilat konsiderohen kyçe për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës dhe avancimin e reformave në Kosovë./EO/




