Qendra për Studime Universitare e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përmbyllur me sukses vlerësimin praktik për vitin akademik 2025/2026, të quajtur “Qielli i Shqiponjave 2026”.
Sipas FSK-së, gjatë nëntë ditëve të angazhimit intensiv në rajonin e Gjakovës, kadetët zhvilluan operacione luftarake në nivel togu dhe kompanie, duke zbatuar në praktikë njohuritë e fituara gjatë vitit akademik.
Vlerësimi përfshiu planifikimin dhe ekzekutimin e operacioneve, drille të betejës, koordinimin ndërmjet njësive dhe vendimmarrjen në kushte dinamike, me fokus në forcimin e aftësive udhëheqëse, disiplinës dhe punës ekipore të kadetëve.




