Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) kërkon që Qeveria të blejë grurin e fermerëve kosovarë për rezervat shtetërore, në vend të importeve.
Sipas AKB-së, fermerët po përballen me mungesë tregu dhe çmime të ulëta prej 16–18 centë për kilogram.
Organizata vlerëson se blerja e grurit vendor do të mbështeste prodhuesit, do të forconte sigurinë ushqimore dhe do të kursente mjete nga buxheti i shtetit.
AKB i bën thirrje institucioneve të veprojnë urgjentisht për grumbullimin e grurit dhe krijimin e kapaciteteve të nevojshme për deponim.




