Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar dëshmorët e rënë gjatë gushtit të vitit 1998, duke nderuar sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.
Ai ka përmendur Bekim Berishën, Bedri Shalën, Elton Zherkën, Përmet Vulën, Jusuf Kelmendin, Agim Bajramin, Xheladin Kurtajn dhe Besnik Beguncën.
Haradinaj ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që, siç tha, dhanë jetën për lirinë e vendit.
“Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre!”, ka shkruar Haradinaj.




