Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar zvarritjen e vazhdimit të seancës për konstituimin e Kuvendit.
Tahiri tha se deputetët nuk kanë marrë ftesë për vazhdimin e seancës, duke pretenduar se me këtë janë shkelur Rregullorja e Kuvendit dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Ai kritikoi gjendjen në Kuvend, duke thënë se institucioni është pa aktivitet dhe nuk duhet të mbetet i bllokuar.
“Kuvendi nuk guxon të bëhet muze. Kuvendi është këtu për ta ushtruar funksionin e vet dhe për ta filluar punën”, tha Tahiri.




