Trepça Sh.A. ka suspenduar përkohësisht nga puna dy punonjës të Njësisë Biznesore “Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë”.
Sipas njoftimit, punonjësit me inicialet Z.R. dhe H.K. dyshohen se kanë organizuar transportimin e xehes jashtë orarit të rregullt dhe në kundërshtim me autorizimet.
Suspensioni ka hyrë në fuqi më 10 gusht dhe do të zgjasë deri në vendimin e Komisionit Disiplinor, i cili do të shqyrtojë rastin dhe përgjegjësinë e punonjësve.




