Policia e Kosovës ka publikuar statistikat për 24 orët e fundit, ku janë evidentuar gjithsej 106 aksidente trafiku.
Sipas të dhënave zyrtare, një aksident ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 35 aksidente kanë shkaktuar të lënduar. Në 70 raste janë raportuar vetëm dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, Policia ka shqiptuar 2 mijë e 403 gjoba për kundërvajtje në trafik.
Po ashtu, janë arrestuar 19 persona, ndërsa 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje.




