Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pritet të zhvillojë të mërkurën një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Për shkak të vizitës, autoritetet në Shkup kanë paralajmëruar masa të veçanta për qarkullimin në disa zona të qytetit.
Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë SPB Shkup ka njoftuar se do të zbatohet regjim i posaçëm i trafikut, ndërsa qytetarëve u është kërkuar t’i respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë./Telegrafi/




