Demokracia në Veprim (DnV) ka kritikuar ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për moskompletimin e përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
DnV tha se pas emërimit të anëtarëve të rinj, KQZ-ja ka mbetur me 10 nga 11 anëtarët e paraparë me Kushtetutë.
Sipas DnV-së, fakti që KQZ-ja mund të funksionojë me 10 anëtarë nuk e arsyeton mosplotësimin e përbërjes kushtetuese. Organizata paralajmëroi se një praktikë e tillë mund të dëmtojë sigurinë juridike dhe besimin në institucionin përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve.
DnV i ka bërë thirrje Haxhiut që pa vonesë ta emërojë edhe anëtarin e 11-të, duke respektuar parimet e përfaqësimit të grupeve parlamentare.




