Dirk Schuebel ka marrë detyrën si ambasador i Bashkimit Evropian në Kosovë, njëkohësisht edhe si shef i Zyrës së BE-së dhe përfaqësues special i BE-së.
Në deklaratën e tij të parë, Schuebel bëri thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve funksionale, duke theksuar se kjo do t’i mundësonte Kosovës të përfitonte më shumë nga mbështetja dhe fondet e BE-së.
Ai tha se prioritet duhet të jenë reformat, integrimi evropian dhe forcimi i institucioneve, ndërsa shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me aktorët politikë, shoqërinë civile dhe komunitetet në Kosovë.
Schuebel theksoi gjithashtu rëndësinë e angazhimit konstruktiv të Kosovës në dialogun me Serbinë dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve./EO/




