Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka reaguar për zhvillimet brenda LDK-së lidhur me kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.
Peci ka thënë se përfaqësuesit e një partie duhet të jenë të sigurt se kanë mbështetjen e brendshme para se të marrin qëndrime në negociata politike.
Sipas tij, mospajtimet e brendshme mund të dobësojnë pozitën negociuese dhe të ndikojnë në fuqinë politike të partisë.
Megjithatë, Peci ka shprehur mbështetje për Sejdiun, duke e cilësuar atë si kandidat me profil të përshtatshëm për president, përtej kalkulimeve të momentit politik.
Ai ka kritikuar gjithashtu atë që i konsideron interesa të ngushta dhe përplasje për pushtet brenda LDK-së.




