Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për kontestimin e vendimit për zgjedhjen e Qeverisë “Kurti 4”.
Kërkesa është dorëzuar nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, dhe deputeti Përparim Gruda. PDK-ja pretendon se gjatë konstituimit të Kuvendit dhe procedurave që pasuan janë evidentuar shkelje kushtetuese.
Tahiri ka deklaruar se, sipas PDK-së, Kuvendi aktual ka probleme me legjitimitetin dhe se Gjykata Kushtetuese duhet të vlerësojë ligjshmërinë e vendimeve të marra.
PDK-ja ka paralajmëruar se do t’i kontestojë në Kushtetuese edhe vendimet e tjera që mund të merren nga ky Kuvend, nëse vlerëson se ato bien ndesh me Kushtetutën./EO/




