Ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka reaguar ndaj Komunës së Prishtinës, duke sqaruar se segmenti i rrugës “Mon Balaj” në Kodrën e Trimave nuk është nën përgjegjësinë e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).
Ai theksoi se MMPHI është përgjegjëse vetëm për segmentin rrugor nga Bernica në drejtim të Komunës së Podujevës, ku edhe ka nisur realizimi i projektit të rrugës Prishtinë–Podujevë.
Durmishi shtoi se ekipet e ministrisë kanë reaguar me kohë ndaj reshjeve të borës, duke intervenuar në të gjitha rrugët që janë në kompetencë të MMPHI-së, ndërsa mirëmbajtja e segmentit “Mon Balaj” mbetet përgjegjësi e Komunës së Prishtinës.




