Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se procesi i diskutimeve për presidentin është devijuar nga qëllimi fillestar dhe është zhvendosur drejt çështjeve të qeverisë.
Ai tha se LDK është ftuar për të diskutuar për zgjedhjen e presidentit, por bisedimet, sipas tij, kanë përfunduar duke u fokusuar në çështje të tjera politike.
Haziri theksoi se LDK ka qenë e hapur për bashkëpunim institucional për zgjedhjen e presidentit, por jo për, siç u shpreh, zgjatje të krizës politike apo përfshirje në kalkulime qeveritare.
Sipas tij, situata aktuale politike po e mban vendin në krizë të vazhdueshme dhe mungesa e konsensusit po rrezikon stabilitetin institucional, duke mos përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të reja./EO/




