Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi po vazhdon formën e mirë në La Liga, duke u përfshirë në formacionin më të mirë të javës.
Muriqi shënoi gol në ndeshjen ndaj Villarrealit, duke ndihmuar skuadrën e tij të marrë një rezultat pozitiv.
Ai është vlerësuar me notën 8.2 nga faqja e njohur Sofascore, duke u renditur ndër lojtarët më të dalluar të javës.
32-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon në kampionatin spanjoll, ku deri më tani ka realizuar 22 gola dhe është në garë për titullin e golashënuesit më të mirë.




