Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas shpalljes së konkursit për Kryeprokuror të Shtetit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Ajo ka vlerësuar se ky hap rikthen mundësinë për një proces të rregullt, transparent dhe të bazuar në meritë.
Haxhiu ka theksuar se është e rëndësishme që procesi të zhvillohet pa ndikime politike, në mënyrë që në krye të Prokurorisë së Shtetit të zgjidhet kandidati më i kualifikuar dhe me integritet të lartë profesional.




