Analisti politik Albert Krasniqi ka kritikuar vendimin e Qeverisë në detyrë për ndarjen e 100 eurove për pensionistët, fëmijët, studentët dhe punëtorët e sektorit privat, si dhe 500 euro për lehonat.
Sipas tij, koha e marrjes së këtij vendimi lidhet me procesin zgjedhor dhe tregon mungesë idesh nga pushteti aktual.
Krasniqi ka thënë se shpërndarja e mjeteve nga buxheti i shtetit në këtë periudhë përbën, sipas tij, përpjekje për ndikim në votën e qytetarëve në një vend që, siç u shpreh ai, mbetet ndër më të varfrit në Evropë./EO/




