Lëvizja Vetëvendosje ka arritur në 52 mandate në Kuvend pas numërimit të votave nga diaspora dhe përfaqësitë diplomatike.
Sipas rezultateve aktuale, VV-ja ka 45.89 për qind të votave, PDK-ja 19.96 për qind me 22 mandate, LDK-ja 17.04 për qind me 19 mandate, ndërsa AAK-ja 6.89 për qind me 7 mandate.
Procesi zgjedhor ende nuk ka përfunduar, pasi kanë mbetur pa u numëruar rreth 35 mijë vota me postë dhe afro 11 mijë vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.
Sipas vlerësimeve, VV-ja mund të fitojë edhe një mandat shtesë nëse ruan mbështetjen e lartë në votat e mbetura.




