Çmimi i një litri naftë në Kosovë gjatë ditës së sotme është 1.79 euro, sipas çmimeve të përcaktuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT).
Ndërkohë, një litër benzinë do të shitet me 1.53 euro, ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshuar në 0.62 euro për litër.
Këto janë çmimet e karburanteve të vlefshme për ditën e sotme.




